PËRKUJTOHET SULMI NË MARATONËN E BOSTONIT
E Martë, 04.15.2014, 07:01pm (GMT+1)
Nënpresidenti amerikan Joe Biden shkon sot në Boston, për t'iu bashkuar drejtuesve lokalë në një ceremoni në kujtim të sulmit vdekjeprurës të vitit të kaluar në maratonën e Bostonit. Dy bomba shpërthyen pranë vijës së finishit të maratonës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur mbi 250 të tjerë. Autoritetet thanë se sulmet u kryen nga vëllezërit Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, duke përdorur bomba artizanale, të ndërtuara me tenxhere me presion. Pas shpërthimit filloi një kërkim masiv shumë-ditor, që përfundoi me vrasjen e Tamerlan Tsarnaev-it gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe me arrestimin e Dzhokhar-it të plagosur, në periferi në Bostonit. Gjyqi ndaj tij pritet të fillojë më 30 nëntor. Në se shpallet fajtor, ai mund të dënohet me vdekje. za
www.voal-online.ch
|