VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

USHTRIA UKRAINASE FILLON OPERACIONET NDAJ SEPARATISTËVE PRO-RUSË

E Mërkurë, 04.16.2014, 08:22am (GMT1)


Trupat ukrainase dje zbarkuan në një aeroport në lindje të vendit, në fillim të një operacioni kundër separatistëve pro rusë që kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në 10 lokalitete në afërsi të kufirit rus.

Zbarkimi i djeshëm i trupave ukrainase në Kramatorsk shkaktoi njoftime kontradiktore mbi zhvillimet në aeroportin i këtij qyteti, ku qeveria e Kievit njoftoi për vënien nën kontroll të aeroportit. Megjithatë, dëshmitarët dhe gazetarët perëndimorë thonë se forca ukrainase shumë shpejtë u rrethuan nga civilët vendor dhe nuk arritën të lëvizinin menjëherë në drejtim të vetë qytetit. Zyrtarët në Kiev thanë se një operacion i ngjashëm ishte nisur në qytetin e afërt Slovyansk.

Më parë, Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov tha se forcat qeveritare kishin filluar një operacion të "kujdesshëm" në rajonet rusisht-folëse në lindje të vendit, pasi një afat për dorëzimin e protestuevse të armatosura të hënën kaloi pa lëvizje.
 
Shtëpia e Bardhë të martën vlerësoi Kievin për deklaratat se forcat ukrainase synojnë të tregojnë përmbajtje dhe do të lëvizin gradualisht në përpjekjet për të çliruar objektet e pushtuara.
za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.