PUTIN - UKRAINA NDODHET BUZË LUFTËS CIVILE
E Mërkurë, 04.16.2014, 10:14am (GMT+1)
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet "buzë luftës civile". Presidenca ruse ka thënë se këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në Ukrainë. Këto komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët pro-rusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera. Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk ishte "çliruar". Sipas raporteve, një tjetër operacion "anti-terror" po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjansk, megjithqë ende ka shumë pak detaje. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar përgjigjen e autoriteteve të Ukrainës ndaj situatës "së paqëndrueshme" në pjesën lindore, si të "rregullt". rel
www.voal-online.ch
|