VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTIN - UKRAINA NDODHET BUZË LUFTËS CIVILE

E Mërkurë, 04.16.2014, 10:14am (GMT1)


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet "buzë luftës civile".
 
Presidenca ruse ka thënë se këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në Ukrainë.
 
Këto komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët pro-rusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera.
 
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk ishte "çliruar".
 
Sipas raporteve, një tjetër operacion "anti-terror" po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjansk, megjithqë ende ka shumë pak detaje.
 
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar përgjigjen e autoriteteve të Ukrainës ndaj situatës "së paqëndrueshme" në pjesën lindore, si të "rregullt".
rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.