VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UKRAINË - MAKINA TË BLINDUARA ME FLAMURË RUSË NË KRAMATORSK

E Mërkurë, 04.16.2014, 10:34am (GMT1)


Makina të blinduara me flamurë rusë janë parë sot duke hyrë në pjesën lindore të Ukrainës.
 
Makinat kanë kaluar nëpër qytetin Kramatorsk, dhe janë nisur në drejtim të Sllovjanskit, që ende është i okupuar nga separatistët.
 
Dhjetëra njerëz me uniforma ushtarake ishin ulur në pjesën e sipërme të makinave.
 
Njëherësh, sot separatistët kanë hyrë në ndërtesën e administratës së qytetit Donjeck, që është qendër rajonale.
 
Separatistët prorusë vazhdojnë t'i okupojnë ndërtesat zyrtare, në së paku tetë qytete të pjesës lindore të Ukrainës.
 
Forcat e sigurisë së Ukrainës dje e filluan një operacion "antiterror" në pjesën lindore dhe e kanë rimarrë një bazë të vogël ajrore në qytetin Kramatorsk. REL

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.