VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA DO TË LIROJË DISA FONDE TË NGRIRA TË IRANIT

E Premte, 04.18.2014, 09:01am (GMT1)



Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të lirojnë 450 milionë dollarë fonde të ngrira të Iranit, pasi ky i fundit ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e përkohshme bërthamore, të arritur nëntorin e kaluar.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë ky hap pason raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, sipas të cilit, Irani ka reduktuar stoqet e uraniumit të pasuruar.

Marrëveshja ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kërkon nga Republika Islamike që të zvogëlojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja e përkohshme është nënshkruar në janar dhe skadon në korrik. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.