VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA KËRKON PAQE DHE DËNON SHPËRDORIMIN NË MESAZHIN TRADICIONAL TË PASHKËVE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PAPA KËRKON PAQE DHE DËNON SHPËRDORIMIN NË MESAZHIN TRADICIONAL TË PASHKËVE

E Djelë, 04.20.2014, 03:52pm (GMT+1)

Mesazhin e tij për Pashkët para miliona vetëve, Papa Françesk e përdori sërish për paqen. Ai u ankua për urinë në botë dhe u shpreh kundër dhunës. Një traditë të paraardhësve të tij ai e ndërpreu sërish këtë vit.

Papa Françesk kritikoi në mesazhin e tij për Pashkët dhunën në zonat e konfliktit në Siri dhe në Ukrainë dhe kërkoi paqe dhe dashuri për tjetrin. "Ne të lutemi ty, Jezu i lavdishëm, bëj që të pushojnë të gjitha luftërat, çdo armiqësi e madhe ose e vogël, e vjetër ose e re", tha ai sot (20.04.2014) para rreth 150.000 besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit të zbukuruar në mënyrë festive. Veç kësaj Papa u shpreh kundër dhunës dhe shpërdorimit në botë, përpara se të shqiptonte në llozhën e Katedrales së Shën Pjetrit bekimin tradicional "Urbi et Orbi".

Nën diellin që shkëlqente në Romë, Papa bëri thirrje disa herë që t'i jepet fund dhunës. "Për të gjithë popujt e botës, ne të lutemi ty, o Zot: ti, që e mposhte vdekjen, na dhuro jetën tënde, na dhuro paqen tënde." Kreu i Kishës Katolike dënoi situatën në disa zona konflikti si Iraku, Nigeria, Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore dhe Venezuela.

Ukrainës ai i uron një të ardhme "në frymën e unitetit dhe të dialogut". Në Siri, palët duhet të marrin "guximin, që të negociojnë për paqen, e cila pritet prej shumë kohësh."

Më parë Papa pati kremtuar me besimtarët Meshën tradicionale të Pashkëve për Ringjalljen e Krishtit. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinë disa herë në Sheshin e Shën Pjetrit, përshëndeti pelegrinët dhe u shtrëngoi duart.

Mesha e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit

Mesha e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit

Bekimin "Urbi et Orbi" - Qytetit dhe Rruzullit- e ndoqën miliona vetë në të gjithë botën përmes televizionit dhe internetit. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit Papa hoqi dorë nga përshëndetjet e zakonshme për Pashkët në disa dyzina gjuhësh. Në vend të kësaj, ai u uroi njerëzve në italisht "një drekë të mirë" dhe Pashkë të Gëzuara.

Papa i surprizoi për Pashkët fëmijët e sëmurë duke u dërguar atyre një kamionë me vezë pashke. Veç kësaj, ipeshkvi përgjegjës për lëmosha, raportohet se shpërndau rreth stacionit të trenit Termini para dhe përshëndetje për Pashkët nga Papa ndaj të pastrehëve.

Të shtunën në mbrëmje, Papa Françesk në atmosferën e veçantë të natës së Pashkëve u pati bërë thirrje njerëzve, që të kthehen në rrënjët e besimit dhe që ta shpërndajnë këtë besim në botë. dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR BLLOKIMIN E ABUTALEBIT (04.19.2014)
UKRAINË - SEPARATISTËT, SFIDË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE (04.19.2014)
SHBA DO TË LIROJË DISA FONDE TË NGRIRA TË IRANIT (04.18.2014)
KINA PLANIFIKON REFORMA PËR RRITJEN EKONOMIKE (04.18.2014)
NJU JORK - MBYLLET PROGRAMI I PËRGJIMIT TË MYSLIMANËVE (04.17.2014)
GJEORGJI - LIROHEN TRE GAZETARËT E ARRESTUAR NGA AUTORITETET RUSE (04.17.2014)
NJU JORK - REAGIME PAS SHPËRBËRJES SË PROGRAMIT TË PËRGJIMIT (04.17.2014)
290 TË ZHDUKUR PAS MBYTJES SË TRAGETIT KOREANOJUGOR (04.17.2014)
NATO SHTON PRANINË USHTARAKE NË EVROPËN LINDORE (04.16.2014)
SHKALLËZOHEN TENSIONET NË UKRAINË (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]