VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INCIDENTI NË UKRAINË VË NË PIKËPYETJE MARRËVESHJEN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
INCIDENTI NË UKRAINË VË NË PIKËPYETJE MARRËVESHJEN

E Hënë, 04.21.2014, 08:29am (GMT+1)


Incidenti vdekjeprurës në Ukrainën lindore ka vënë në pikëpyetje suksesin e marrëveshjes mes Rusisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që u arrit me synimin për të qetësuar tensionet në pjesën lindore të Ukrainës. Zyrtarët thonë se një shkëmbim zjarri në një pikë kontrolli të drejtuar nga separatistët pro - rusë ka shkaktuar vdekjen e të paktën një personi. Disa njoftime thonë se janë vrarë katër vetë, duke përfshirë edhe separatistë. Megjithë paqartësitë për incidentin në një pikë kontrolli ku veprojnë separatistët pro-rusë, të shtënat prishën armpushimin e Pashkëve dhe duket se kanë dërrmuar edhe shpresat për një përfundim të shpejtë të tensioneve:

Zyrtarët rusë dhe ukrainas shkëmbyen akuza lidhur me shkakun e incidentin me armë zjarri dhe kaosin që po thellohet në Ukrainën lindore. Kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk bëri komente për emisionin Meet the Press të rrjetit NBC në Shtetet e Bashkuara:

"Presidenti rus Vladimir Putin ushqen ëndrrën për të ringjallur Bashkimin Sovjetik. Cdo ditë ai shkon një hap më tutje dhe një Zot e di se ku do të dalë fundi".

Kryeministri kërkoi që Moska të miratojë një politikë të mospërfshirjes në punët e vendit të tij:

"Rusët kanë vendin e tyre. Ne kemi vendin tonë. Nëse Rusia tërhiqet, ne do të kemi një Ukrainë të bashkuar, me intgritet territorial, sovrane dhe të pavarur".

Ambasadori i Rusisë në Uashington Sergey Kislyak thotë se synimi i vetëm i Moskës është mbrojtja e rusëve në Ukrainë. Ambasadori i bëri komentet në emisionin Fox News Sunday.

"Thjesht duam që ukrainasit të gjejnë një mënyrë për dialog, një kushtetutë të re që do t'i ndihmonte të jetonin në një vend demokratik, ku mbështeten të drejtat e të gjitha grupeve etnike, përfshirë pa dyshim edhe rusët".

Ambasadori Kislyak tha se Rusia mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjes ndërkombëtare që bën thirrje për çarmatosjen e grupeve paraushtarake në Ukrainën lindore. Edhe para incidentit të djeshëm, Presidenti Barak Obama tha se nuk ishte i bindur se marrëveshja do të kishte sukses.

"Shpresoj që të shohim një respektim të marrëveshjes në ditët e ardhshme. Por mendoj se duke pasur parasysh zhvillimet e ditëve të fundit nuk mund të shpresojmë shumë dhe duhet të përgatitemi për një përgjigje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme ruse për ndërhyrje në Ukrainën lindore dhe jugore".
 
Disa ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës të marrë masa për t'i bërë presion Rusisë. Në komentet për rrjetin NBC, Senatori republikan Bob Corker tha se sansionet nuk kanë pasur ndikim mbi Moskën.

"Për mua, nëse Rusia nuk fillon menjëherë të tërheqë 40 mijë trupat që ka dislokuar pranë kufirit, të cilat përbëjnë kërcënim ndaj popullit ukrainas, unë mendoj se duhet të fillojmë t'u vëmë sanksione disa kompanive energjetike ruse, Gazpromit dhe të tjerëve. Mendoj se duhet të godasim edhe disa prej bankave të fuqishme. Po ashtu duhet të forcojmë marrëdhëniet e sigurisë me Ukrainën".

Administrata Obama ka përjashtuar mbështetjen e Kievit me pajisje luftarake dhe ka thënë se është gati të zgjerojë sanksionet ekzistuese kundër Rusisë si dhe të miratojë masa të tjera ndëshkimore. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA KËRKON PAQE DHE DËNON SHPËRDORIMIN NË MESAZHIN TRADICIONAL TË PASHKËVE (04.20.2014)
OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR BLLOKIMIN E ABUTALEBIT (04.19.2014)
UKRAINË - SEPARATISTËT, SFIDË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE (04.19.2014)
SHBA DO TË LIROJË DISA FONDE TË NGRIRA TË IRANIT (04.18.2014)
KINA PLANIFIKON REFORMA PËR RRITJEN EKONOMIKE (04.18.2014)
NJU JORK - MBYLLET PROGRAMI I PËRGJIMIT TË MYSLIMANËVE (04.17.2014)
GJEORGJI - LIROHEN TRE GAZETARËT E ARRESTUAR NGA AUTORITETET RUSE (04.17.2014)
NJU JORK - REAGIME PAS SHPËRBËRJES SË PROGRAMIT TË PËRGJIMIT (04.17.2014)
290 TË ZHDUKUR PAS MBYTJES SË TRAGETIT KOREANOJUGOR (04.17.2014)
NATO SHTON PRANINË USHTARAKE NË EVROPËN LINDORE (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]