VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SEKRETARI KERRY - RUSIA TË FILLOJË ZBATIMIN E MARRËVESHJES MBI UKRAINËN

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SEKRETARI KERRY - RUSIA TË FILLOJË ZBATIMIN E MARRËVESHJES MBI UKRAINËN

E Martë, 04.22.2014, 07:19am (GMT+1)


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i ka kërkuar Rusisë të marrë "hapa konkrete" për të zbatuar marrëveshjen që ka për qëllim uljen e tensioneve në Ukrainë.

Sekretari Kerry dje i ka thënë me telefon ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se hapat që Rusia duhet të ndërmarrë përfshijnë "një thirrje publike për separatistët që të lirojnë ndërtesat dhe postblloqet që ata i kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme, të pranojnë amnistinë, dhe të trajtojnë pakënaqësitë e tyre politike". Këto hapa kanë qenë pjesë e një marrëveshjeje të arritur më 17 prill mes diplomatëve të lartë nga Ukraina, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për uljen e tensioneve në Ukrainën lindore.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki citoi Sekretarin Kerry gjatë një konference me gazetarët në Uashington.

Më parë të hënën, Nënpresidenti amerikan Joe Biden arriti në Kiev për bisedime me Presidentin e Ukrainës në detyrë, Oleksandr Turchynov dhe me kryeministrin e përkohshëm Arseniy Yatsenyuk. Vizita e tij vjen ndërkohë që situata në Ukrainë lindore mbetet e tensionuar, pavarësisht nga arritja e një marrëveshjeje që ka për qëllim lehtësimin e krizës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Biden do të diskutojë rreth përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën të ecë përpara me reformën kushtetuese dhe për organizimin e  zgjedhjeve të lira dhe të drejta të 25 majit.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEB KEFLIZIGHI - FITUES I MARATONËS SË BOSTONIT (04.21.2014)
MARATONA E BOSTONIT - MË SHUMË PJESËMARRËS SË VJET (04.21.2014)
SENATORËT AMERIKANË KËRKOJNË MASA SHTESË NDAJ RUSISË (04.21.2014)
INCIDENTI NË UKRAINË VË NË PIKËPYETJE MARRËVESHJEN (04.21.2014)
PAPA KËRKON PAQE DHE DËNON SHPËRDORIMIN NË MESAZHIN TRADICIONAL TË PASHKËVE (04.20.2014)
OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR BLLOKIMIN E ABUTALEBIT (04.19.2014)
UKRAINË - SEPARATISTËT, SFIDË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE (04.19.2014)
SHBA DO TË LIROJË DISA FONDE TË NGRIRA TË IRANIT (04.18.2014)
KINA PLANIFIKON REFORMA PËR RRITJEN EKONOMIKE (04.18.2014)
NJU JORK - MBYLLET PROGRAMI I PËRGJIMIT TË MYSLIMANËVE (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]