VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UKRAINË - RIFILLOJNË OPERACIONET KUNDËR SEPARATISTËVE PRO-RUSË

E Mërkurë, 04.23.2014, 09:31am (GMT1)


Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov ka urdhëruar forcat e sigurisë të rifillojnë operacionet "anti-terroriste" në Ukrainën lindore, pasi një politikan lokal nga partia e tij dhe një person tjetër u gjetën të vdekur me shenja të torturës.

Urdhëri u bë të martën, vetëm disa orë pas largimit të nënpresidentit amerikan Joe Biden nga kryeqyteti ukrainas. Zoti Biden i bëri thirrje Moskës të respektojë premtimin e saj për të tërhequr mbështetjen për separatistët e armatosur pro-rusë brenda Ukrainës. Urdhëri për mobilizim pasoi raportet se një aeroplan i forcave ajrore ukrainase u qëllua pranë qytetit lindor Slovjansk.

Përpjekja e parë e Ukrainës për shpërndarjen e separatistëve rusishtfolës në lindje të vendit dështoi javën e kaluar. Që atëherë, forcat ukrainase kanë ndërprenë operacionet për shkak të një marrëveshje të nënshkruar të ejten në Gjenevë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian që ka për qëllim lehtësimin e krizës.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.