VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SEPARATISTËT PRO-RUSË NË DONETSK NË FAVOR TË REFERENDUMIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SEPARATISTËT PRO-RUSË NË DONETSK NË FAVOR TË REFERENDUMIT

E Mërkurë, 04.23.2014, 09:35am (GMT+1)


Separatistët pro-rusë në Ukrainën Lindore thonë se kanë në plan të vazhdojnë përgatitjet për organizimin e një referendumi muajin e ardhshëm për një autonomi më të madhe, pavarësisht marrëveshjes së Gjenevës të arritur mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës për t'i dhënë fund konfliktit politik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton nga qyteti Donetsk në Ukrainën Lindore.

Denis Pushilin, një udhëheqës i të ashtuquajturës "Republika Popullore e Donetskit", grupi i cili ka nën kontroll një ndërtesë rajonale të qeverisë në qytetin e Donetskit, thotë se planet për organizimin e një referendumi më 11 maj për t'i dhënë autonomi më të madhe rajonit janë në proces e sipër.

"Ne kemi çdo gjë gati për këtë, por ne nuk duam t'i zbulojmë planet tona  sepse shumë njerëz në mjetet e informimit publik, nuk e kam fjalën për ju, po falsifikojnë informacionet. Pra, është më mirë që ta mbajmë të fshehtë".

Muajin e kaluar, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë pasi banorët e saj kryesisht rusishtfolës votuan pro bashkimit me Rusinë në një referendum të ngjashëm.

Sergei Gerasimov, një mbështetës i militantëve në Donetsk, thotë se dëshiron më shumë autonomi, por nuk dëshiron të bëhet pjesë e Rusisë.

"Unë do të qëndroja në Ukrainë, por në një sistem federal, me të drejtat tona. Unë mendoj se Ukraina duhet të jetë e bashkuar".

Ndërmjetësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u takuan me separatistët pro-rusë dhe zyrtarët lokalë në Ukrainën lindore në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit. Mark Etherington i OSBE-së tha se bisedimet ishin të dobishme.

"Ata shpjeguan qëndrimin e tyre. Ne gjithashtu diskutuam nevojën për dialog dhe për uljen e tensioneve dhe, natyrisht, nevojën për t'u përmbajtuar nga veprimet e dhunshme".

Por në Kiev, një zëdhënës i shërbimit të sigurimit të Ukrainës tha se qeveria "ruan të drejtën për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj krimeve" që po ndodhin në Ukrainën lindore.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINË - RIFILLOJNË OPERACIONET KUNDËR SEPARATISTËVE PRO-RUSË (04.23.2014)
SEKRETARI KERRY - RUSIA TË FILLOJË ZBATIMIN E MARRËVESHJES MBI UKRAINËN (04.22.2014)
MEB KEFLIZIGHI - FITUES I MARATONËS SË BOSTONIT (04.21.2014)
MARATONA E BOSTONIT - MË SHUMË PJESËMARRËS SË VJET (04.21.2014)
SENATORËT AMERIKANË KËRKOJNË MASA SHTESË NDAJ RUSISË (04.21.2014)
INCIDENTI NË UKRAINË VË NË PIKËPYETJE MARRËVESHJEN (04.21.2014)
PAPA KËRKON PAQE DHE DËNON SHPËRDORIMIN NË MESAZHIN TRADICIONAL TË PASHKËVE (04.20.2014)
OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR BLLOKIMIN E ABUTALEBIT (04.19.2014)
UKRAINË - SEPARATISTËT, SFIDË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE (04.19.2014)
SHBA DO TË LIROJË DISA FONDE TË NGRIRA TË IRANIT (04.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]