VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TOKIO - PRESIDENTI OBAMA FILLON TURNEUN AZIATIK

E Mërkurë, 04.23.2014, 06:13pm (GMT1)


Presidenti Barack Obama ka shkuar në Japoni, në fillim të një turneu në katër vende aziatike, ku ai do të përpiqet t'i bindë aleatët se Uashingtoni është i përkushtuar për ribalancimin e politikave në Paqësor.
 
Shqetësimet e sigurisë lidhur me pretendimet territoriale të Kinës dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut do të jenë në fokus të udhëtimit të zotit Obama, që përfshin ndalesa në Japoni, Korenë e Jugut, Malajzi dhe Filipine.
 
Turneu 8-ditor fillon në Tokio me një takim me kryeministrin Shinzo Abe. Japonia është përfshirë në një mosmarrëveshje në rritje me Pekinin, mbi një grup ishujsh të pabanuar në Detin e Kinës Lindore. Para vizitës, zoti Obama i tha gazetës japoneze Yomiuri,se Shtetet e Bashkuara janë kundër çdo përpjekjeje të njëanshme për minimin e administrimit të këtyre ishujve nga Japonia. Ai po ashtu theksoi se çështja e ishujve përfshihet në një marrëveshje, e cila kërkon që Shtetet e Bashkuara ta mbrojnë Japoninë, në se ajo sulmohet.
 
Zoti Obama po ashtu do të përpiqet për përparim në marrëveshjen me Japoninë për tregtinë e lirë, të njohur si Partneriteti i Transpaqësorit, i vonuar prej kohësh.  
 
Por shumë thonë se hezitimi i Japonisë për heqjen e tarifave ndaj prodhimeve bujqësore i zbehin shanset për marrëveshje në këtë pikë.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.