VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FATAHU DHE HAMASI NJOFTOJNË MARRËVESHJE RIPAJTIMI

E Enjte, 04.24.2014, 09:03am (GMT1)


Dy fraksionet kryesore palestineze, Fatahu dhe Hamasi, kanë njoftuar një marrëveshje ripajtimi duke thënë se do të përpiqen të formojnë një qeveri uniteti në javët e ardhshme.
        
Hamasi dhe Fatahu u përçanë në mënyrë të dhunshme në 2007 dhe që nga ajo kohë palestinezët janë ndarë nën dy grupime udhëheqëse.
        
Është e paqartë si mund të ketë sukses ky plan kur përpjekje të mëparshme kanë dështuar. Po ashtu plani shton ndërlikime të reja për përpjekjet amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve.
        
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Izraeli e dënuan marrëveshjen.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.