VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HILLARY CLINTON KËRKON SANKSIONE MË TË FORTA KUNDËR RUSISË

E Enjte, 04.24.2014, 09:23am (GMT1)


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, në lidhje me krizën në Ukrainë, duhet "të forcohen dhe zgjerohen".

Duke folur në Universitetin e Konektikat, Clinton ka thënë se Rusia do të paguajë "çmim të lartë" për ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Perëndimi duhet të jetë "shumë i qartë, i fuqishëm dhe në njëfarë mase i durueshëm", në mënyrë që të bëjë presion mbi presidentin rus, Vladimir Putin.

Clinton po ashtu ka akuzuar Putinin se bën përpjekje "të kthejë orën prapa në ditët e Bashkimit Sovjetik".

Clinton po shqyrton të marrë pjesë në garën për presidente të SHBA-së më 2016.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.