VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAZHDOJNË LUFTIMET NË GAZA

E Djelë, 07.20.2014, 10:09am (GMT1)



Zyrtarët shëndetësorë dhe dëshmitarët thonë se rreth 20 palestinezë janë vrarë në lagjen Shijaiyah, derisa forcat izraelite po e zgjerojnë operacionin  tyre në Rripin e Gazës.

Izraeli ka njoftuar sot se është duke e zgjeruar ofenzivën në Gaza, duke dërguar më shumë trupa në zonat që kontrollohen nga Hamasi për të shkatërruar tunelet dhe raketat të cilat kjo organizatë palestineze i përdor kundër Izraelit.

Dëshmitarët thonë se tanket e Izraelit kanë hyrë në Shijaiyah duke gjuajtur në pozitat e militantëve diçka që ka detyruar qindra banorë të largohen nga kjo zonë.

Zëdhënësi i shërbimit të emergjencës palestineze për këtë rajon, Ashraf al Qudra, ka thënë deri më tash janë pranuar trupat e së paku 20 viktimave nga lagja Shijaiyah.

Dëshmitarët thonë se ka ende trupa të pajetë që kanë mbetur nëpër rrugë, porse të shtënat kanë qenë shumë intenzive duke pamundësuar ambulancat që të shkojnë në këtë zonë për të tërhequr viktimat.

 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.