VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VRITEN 21 ROJE KUFITARE EGJIPTIANE

E Djelë, 07.20.2014, 10:14am (GMT1)


Persona të armatosur kanë vrarë 21 roje kufitare egjiptiane që kanë qenë të vendosur në kufi me Libinë.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë kontrabandues.

Mirëpo, zëdhënësi i ushtrisë në faqen e tij në "Facebook" ka shkruar se "terroristët", një term që autoritetet në Egjipt e përdorin për të përshkruar militantët islamik, qëndrojnë prapa sulmit.

Ai ka thënë se fillimisht është sulmuar një objekt depoje e armatimit me një raketë, duke vrarë ushtarët dhe duke lënduar të tjerë.

Dy kontrabandues janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur me rojet e kufirit, raportojnë zyrtarët e sigurisë.

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi, rregullisht ka shprehur shqetësimin rreth militantëve që kanë përfituar nga kaosi në Libi ku edhe kanë organizuar operacione përgjatë kufirit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.