DITË E PËRGJAKSHME NË GAZA - VDESIN 87 PALESTINEZË DHE 13 USHTARË IZRAELITË
E Djelë, 07.20.2014, 06:44pm (GMT+1)
Të paktën 87 palestinezë u vranë sot në Rripin e Gazës, 62 prej të cilëve nga goditjet në Chajaya, në lindje të Rripit të Gazës. Ky është bombardimi më i përgjakshëm që prej fillimit të ofensivës izraelite më 8 korrik, bëjnë me dije shërbimet e shpëtimit.
Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ka arritur në 425 që prej fillimit të kësaj ofensive, 112 prej të cilëve fëmijë, 41 gra dhe 25 të moshuar, theksoi zëdhënësi i shërbimeve të shërbimit, Achraf al-Qoudra.
Në anën tjetër ushtria izraelite ka njoftuar për 13 ushtarë të vrarë nga militantët e Hamasit në Gaza.kd
www.voal-online.ch
|