VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË RRIPIN E GAZËS - QINDRA PALESTINEZË TË VRARË

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NË RRIPIN E GAZËS - QINDRA PALESTINEZË TË VRARË

E Hënë, 07.21.2014, 02:14pm (GMT+1)



Ashraf al-Kidra, zyrtar në Ministrinë palestineze të shëndetësisë tha të hënën se më se 500 palestinezë janë vrarë, prej 17 korrikut, kur Izraeli e filloi operacion ushtarak tokësor në Rripin e Gazës.

Gjatë këtij konflikti janë vrarë afro 20 ushtarë izraelitë dhe civilë.  Trembëdhjetë ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve ditën e diel, ndërsa dy prej tyre  janë shtetas amerikanë, që i janë bashkuar  Forcës Mbrojtëse të Izraelit, para disa vitesh.

Ushtria e Izraelit pretendon se të hënën i ka vrarë së paku 10 militantë, gjatë luftimit me dy grupe të ndara, që kishin kaluar në Izrael nëpër tunelet në pjesën veriore të Gazës.

Krahu ushtarak i hamasit, Ezzedine Al-Qassam, pretendon se luftëtarët e vet kanë hyrë në Izrael për të ndërmarrë një "operacion prapa linjave armiqësore në përgjigje të masakrës në Shijaijah", vendbanim ku trupat e Izraelit ndërmorën një operacion madhor ditën e diel.

Krahu ushtarak i Hamasit, poashtu, pretendon se e ka zënë në ushtar izraelit gjatë luftimeve të së dielës.

Ushtria e Izraelit nuk e ka konfirmuar këtë pretendim dhe tha se po e shqyrtonte atë.

Izraeli e ka filluar këtë aksion ushtarak në përgjigje të sulmeve me raketa të Hamasit në territorin izraelit dhe për shkak të shfrytëzimit të tuneleve nga militantët për të hyrë në Izrael dhe për të ndërmarrë sulme.

Ministri i mbrojtes i Izraelit, Moshe Yaloon, duke folur në Jerusalem, pos tjerash, tha:

"Ne jemi të përgatitur ta vazhdojmë operacion aq gjatë sa të jetë e nevojshme dhe nëse duhet ne do të rekrutojmë edhe më tepër forca luftarake derisa të arrijmë qetësi në Rripin e Gazës", tha Moshe Yaloon.

Kryeministri  Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur disa herë se vendi i tij po vepron në vetëmbrojtje, pasi u ishte nënshtruar sulmeve të qindra raketave të Hamasit të hedhura  nga Rripi i Gazës.

Sipas tij, Izraeli do ta përfundojë operacion kur të jetë i sigurt se i ka shkatërruar aftësitë e militantëve për t'i sulmuar caqet brenda Izraelit.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, vonë ditën e diel, ka kërkuar përfundimin e menjëhershëm të armiqësive në Rripin e Gazës.

Derisa luftimet po vazhdojnë, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka arritur në Katar për të diskutuar për armëpushim me liderin e Hamasit, Khalin Meshaal. Ai është shprehur i pakënaqur me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Dështimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të arrijë vendim për ndaljen e agresionit dhe masakrave kundër popullit tonë palestinez, nuk e liron atë nga përgjegjësitë sipas së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, i bëjë thirrje këtij këshilli që ta mbajë edhe një mbledhje tjetër të jashtëzakonshme për t'i plotësuar obligimet e veta në mbrojtje  të palestinezëve", tha Mahmud Abbas.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Izraelin se "pamëshirshëm" po i vret palestinezët dhe e ka kritikuar Uashingtonin për dyshime se po i mbyll sytë para dhunës në Rripin e Gazës.(rel)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA ASHPËRSON TONIN KUNDËR RUSISË (07.21.2014)
DITË E PËRGJAKSHME NË GAZA - VDESIN 87 PALESTINEZË DHE 13 USHTARË IZRAELITË (07.20.2014)
VRITEN 21 ROJE KUFITARE EGJIPTIANE (07.20.2014)
VAZHDOJNË LUFTIMET NË GAZA (07.20.2014)
ATMOSFERË ANTIIZRAELITE NË TURQI (07.20.2014)
FRANCË - PROTESTA KUNDËR NDËRHYRJES IZRAELITE NË GAZË (07.20.2014)
ALEXANDR GOLZ - GODITJA NGA AJRI POTHUAJSE E PAMUNDURGolz - Burimi i vetëm i informacionit objektiv është Shërbimi i Satelitor i Informacionit i SHBA (07.19.2014)
KREU I CIA-s NË BERLIN LARGOHET NGA GJERMANIA (07.19.2014)
PRESIDENTI OBAMA - SULMI NDAJ AEROPLANIT VINTE NGA ZONA SEPARATISTE (07.18.2014)
NETANYAHU - USHTRIA T'I ZGJEROJË OPERACIONET NË RRIPIN E GAZËS (07.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]