VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA I PEZULLON FLUTURIMET PËR NË IZRAEL
Një raketë ka rënë një milje pranë aeroportit të Tel Avivit

E Martë, 07.22.2014, 07:39pm (GMT1)


Ushtarë izraelitë në kufi me Gazën (foto: ANSA )

Voal-online.ch - Gjithësejt 121 fëmijë janë vrarë në Gaza pas shpërthimit të krizës (8 korrik) deri më 21 korrik. E ka bërë të ditur UNICEF sot në Gjenevë. Janë 84 djem e 37 vajza të moshës nga 5 muaj deri 17 vjet. Dy fëmijë në tre kanë më pak se 12 vjet. UNICEF bën të ditur që më se 900 fëmijë janë plagosur. Në fund, sipas të dhënave të operatorëve humanitarë në terren, të paktën 107 mijë fëmijë kanë nevojë për mbështetje psikologjike të specializuar për të përballuar tramën që janë duke përjetuar, shton OKB.

The Federal Administration Aviation i pezullon të gjitha fluturimet amerikane drejt Izraelit për 24 orë. Kështu bën të ditur FAA, duke nëvizuar se vendimi është në përgjigje të raketës që ka rënë një milje pranë aeroportit të Tel Avivit. Edhe kompania ajrore franceze Air France i ka pezulluar të gjitha lidhjet me aeroportin e Tel Avivit "deri në një urdhër të ri". ANSA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.