VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMPANI EVROPIANE DHE AMERIKANE NDALIN FLUTURIMET PËR NË TEL AVIV

E Mërkurë, 07.23.2014, 06:44am (GMT1)



Agjencia amerikane e aviacionit i ka ndaluar kompanitë ajrore amerikane të fluturojnë drejt aeroportit Ben Gurion të Tel-Avivit për 24 orë, pasi një raketë e lëshuar nga militantët e Hamasit në Gaza, ra aty pranë. Edhe agjencitë evropiane anuluan fluturimet.

Tre kompani i kishin anuluar që më parë flututrimet sot pas informacioneve për raketën që ra rreth 1.6 kilometra larg aeroportit Ben Gurion. Shtetet e Bashkuara në fillim thanë se nuk kishin vënë kufizime, por më pas Administrata Federale e Aviacionit dhe urdhër për ndalimin e fluturimeve dhe tha se do të vazhdonte të monitoronte situatën.

Delta Air Lines tha se po anulonte për një kohë të pacaktuar fluturimet në Tel Aviv. Kjo linjë ajrore i ndryshoi destinacionin njërit prej fluturimeve nga Tel Avivi në Paris. U.S. Airways ka anulluar fluturimin e sotëm nga  Filadelfia e Pensilvanisë në Tel Aviv, ndërsa United Airlines anuloi për një kohë të pacaktuar fluturimet nga Newark i Nju Xhersit në Tel Aviv.

Agjencia kombëtare hollandeze KLM anuloi fluturimin nga Amsterdami. Air France dhe Lufthansa e Gjermanisë gjithashtu anuluan fluturimet.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.