VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA-RUSI NË HAPËSIRË, NGA GARA NË BASHKËPUNIM

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 08:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA-RUSI NË HAPËSIRË, NGA GARA NË BASHKËPUNIM

E Mërkurë, 07.23.2014, 04:04pm (GMT+1)



Dyzet e pesë vjet më parë, dy astronautë amerikanë u bënë njerëzit e parë që shkelnin në hënë. Kjo arritje e jashtëzakonshme ishte kulminimi i një konkurrence të ashpër në teknologjinë e hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik. Materiali  në vazhdim i hedh një vështrim "Garës së hapësirës", e cila gradualisht evoluoi në bashkëpunim e sotëm.

Gara e hapësirës filloi në vitet 1950, gjatë Luftës së Ftohtë mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Pra, ajo kishte të bënte sa me shkencën po aq dhe me politikën, thotë ish-kozmonauti dhe zëvendës drejtori i Muzeut Memorial të Kozmonautëve, Alexander Laveykin.

"Kishte një konkurrencë e madhe mes nesh dhe Amerikës, për shembull: kush do të nisë "‹"‹satelitin e parë në hapësirë? Ndodhi që ishim ne të parët."

Sateliti i parë i krijuar nga njeriu, "Sputnik" - një sferë metalike me diametër 58 centimetra dhe me katër antena, që rrotullohej rreth globit duke transmetuar një sinjal të thjeshtë - ishte një pilulë e hidhur për publikun amerikan.

Më pak se pesë muaj më vonë, në janar të vitit 1958, SHBA-ja nisi satelitin e saj të parë, Explorer 1, i cili zbuloi rripin e rrezatimit Van Allen.

Por sovjetikët kaluan sërish në avantazh kur, në prill të vitit 1961, kozmonauti i parë, Yuri Gagarin, udhëtoi i vetëm rreth planetit. Në kthim, ai u prit si hero.

Një muaj më pas, astronauti i parë amerikan, Alan Shepherd arriti lartësi suborbitale dhe u kthye sërish në tokë, duke u ulur me parashutë.

Rritja e trysnisë publike dhe politike bëri që presidenti i atëhershëm John Kennedy të vendoste objektivat e Amerikës edhe më lartë: të shkelnin në hënë, thotë kuratorja e Muzeu Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës,"‹"‹ Kathleen Lewis.

"Sa i përket Shteteve të Bashkuara, mendoj se ka pak kryelartësi që ne mund të bëjmë çdo gjë më mirë."

Para përfundimit të asaj dekade, më 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong u bë njeriu i parë që eci mbi hënë.

Në vitet që pasuan, gara e hapësirës u "‹"‹ngadalësua dhe  evoluoi drejt një bashkëpunimi, kur në vitin 1975 Uashingtoni dhe Moska realizuan takimin e parë hapësinor"‹"‹. Ndërtimi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, rënia e komunizmit dhe vendimi i NASA-s për të nxjerrë jashtë përdorimit flotën e saj të anijeve hapësinore, i dha fund rivalitetit, thotë kuratori për hapësirën "‹"‹i Muzeut të Shkencave në Londër, Doug Millard.

"Ndoshta ishte e pashmangshme që gjërat të mos përsëriteshin njëlloj në të ardhmen dhe kjo është ajo që ndodhi në të vërtetë."

Rivaliteti i tanishëm për çështjet e Tokës midis SHBA-së dhe Rusisë nuk duket të ketë ndikim tek bashkëpunimi i tyre në hapësirë"‹"‹, thotë kuratorja e Muzeut të Ajrit dhe Hapësirës në Uashington, Kathleen Lewis.

"Nuk ke dëshirë të argumentosh mbi politikën, kur ndodhesh brenda një kutije të vogël metalike rreth 325 km larg nga Toka. Nuk ke ku të shkosh, prandaj përqëndrohesh tek gjërat që jeni dakord dhe shmang gjërat mbi të cilat nuk pajtoheni."

Në këtë moment, dy agjencitë e hapësirës "‹"‹nuk kanë plane për bashkëpunim më të madh, por gara e tyre e hapësirës "‹"‹është padyshim një ngjarje e së kaluarës.za

 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMPANI EVROPIANE DHE AMERIKANE NDALIN FLUTURIMET PËR NË TEL AVIV (07.23.2014)
SHBA I PEZULLON FLUTURIMET PËR NË IZRAELNjë raketë ka rënë një milje pranë aeroportit të Tel Avivit (07.22.2014)
PËR HAMASIN PENGJET JANË ARMË NË KOHË LUFTE (07.22.2014)
UKRAINË - SEPARATISTËT DORËZOJNË KUTITË E ZEZA TË AVIONIT MALAJZIAN (07.22.2014)
GODITET SPITALI I GAZËS (07.21.2014)
NË RRIPIN E GAZËS - QINDRA PALESTINEZË TË VRARË (07.21.2014)
GJERMANIA ASHPËRSON TONIN KUNDËR RUSISË (07.21.2014)
DITË E PËRGJAKSHME NË GAZA - VDESIN 87 PALESTINEZË DHE 13 USHTARË IZRAELITË (07.20.2014)
VRITEN 21 ROJE KUFITARE EGJIPTIANE (07.20.2014)
VAZHDOJNË LUFTIMET NË GAZA (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]