VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIRBY: SHBA RESPEKTON MIQËSINË SERBI-RUSI

E Mërkurë, 07.23.2014, 07:44pm (GMT1)



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Kirby, ka thënë se SHBA-ja respekton miqësinë tradicionale midis Serbisë dhe Rusisë, porse bota nuk do të mirëpresë mosdënimin e kërcënimit të integritetit territorial të Ukrianës.

Në një intervistë për agjencinë Beta, Kirby ka thënë se u takon autoriteteve të Serbisë që të vendosin se cili është interesi i shtetit dhe në bazë të tij të marrin vendime.

"Serbia e ka thënë qartë se respekton integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, por zyrtarët kurrë nuk e kanë thënë fjalinë që përfshin edhe Ukrainën, si dhe gjithë territorin e saj", ka thënë Kirby. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.