ZHDUKET NGA RADARI AEROPLANI I 'AIR ALGERIE'
E Enjte, 07.24.2014, 12:29pm (GMT+1)
Agjencia kombëtare e fluturime të Algjerisë ka njoftuar se ka humbur kontaktet me një nga aeroplanet e saj që ishte duke fluturuar nga Burkina Faso për në Algjer.
Mediat vendore raportojnë se aeroplani ka 110 pasagjerë në bord dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit.
Raportimet thonë se aeroplani u zhduk nga radari rreth 50 minuta pas nisjes nga Burkina Faso.
www.voal-online.ch
|