VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRIPI I GAZËS - DHJETËRA TË VRARË DHE TË PLAGOSUR NË NJË SHKOLLË

E Enjte, 07.24.2014, 06:37pm (GMT1)


Zyrtarët e Shëndetësisë në Gaza thonë se një predhë izraelite ra në një shkollë të menaxhuar nga Kombet e Bashkuara në veri të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

          OKB-ja e ka konfirmuar që shkolla në Beit Hanoun është goditur por nuk mund të konfirmonte numrin e viktimave. Shkolla shërbente si strehë për qindra palestinezë që përpiqeshin t'i shpëtonin ofensivës izraelite.

          Zëdhënësi i agjencisë së OKB-së për Ndihma që shërben në territoret palestineze  tha në Twitter se agjencia e tij i kishte dhënë ushtrisë izraelite "koordinata të sakta" për strehimin.

          Forcat izraelite të mbrojtjes me anë të një deklarate thanë se "terroristët e Hamasit në zonën e Beit Hnaounit" po "përdornin infrastrukturë civile dhe simbole ndërkombëtare si mburoja njerëzore".  

Ndërkohë, Administrata Federale amerikane e Aviacionit e hoqi masën e pezullimit të fluturimeve amerikane në aeroportin Ben Gurion të Izraelit.

          Agjencia tha mbrëmë se i kishte hequr kufizimet pasi kishte analizuar të dhënat e reja dhe hapave që po merr Izraeli për të pakësuar rrezikun për avionën e pasagjerëve. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.