VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DHUNA NË GAZA E IZOLON IZRAELIN

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
DHUNA NË GAZA E IZOLON IZRAELIN

E Enjte, 07.24.2014, 09:14pm (GMT+1)


Gaza Offensive 24.07.2014

Përkundër kundërshtimit të SHBA Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut hetojë krimet e luftës të Izraelit. Ai është vënë nën presion edhe nga anulimi i fluturimeve të shumta në aeroportin ndërkombëtar të tij.


Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së dënon ofensivën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës: Në një rezolutë këshilli dënon në "formën më të prerë shkeljet e shumta, sistematike dhe të rënda të të drejtave të njeriut" nga ushtria izraelite. Sulmet ndaj caqeve në Rripin e Gazës janë arbitrare dhe ngjajnë me një dënimit kolektiv të palestinezëve. Hamasi radikal islamik nuk u dënuar drejtpërdrejt për shkak të sulmeve të vazhdueshme me raketa ndaj Izraelit.

Për krijimin e një komisioni hetimor ndërkombëtar votuan në një takim urgjent të Këshillit në Gjenevë 29 vende anëtare, ndër ta shtetet arabe dhe islamike të forumit. Kundër rezolutës votuan vetëm Shtetet e Bashkuara. Megjithatë 17 vende anëtare abstenuan, duke përfshirë edhe Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së anëtare të Këshillit.

Izraeli mbrohet

Vetë Izraeli nuk është i përfaqësuar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, por ka të drejtë fjale. Ambasadori izraelit në OKB Eviatar Manor theksoi se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, si çdo vend tjetër. Ushtria izraelite do të përpiqet me çdo gjë për të shpëtuar jetën e civilëve, premtoi Manor. Por Hamasi ka kryer krime lufte duke qëlluar me raketa shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi, apo duke fshehur atje armë.


Kundërshton akuzat: Eviatar Manor

Gjatë ofensivës izraelite kundër Hamasit, që zgjat prej më shumë se dy javësh, sipas njoftimeve në Rripin e Gazës janë vrarë 700 palestinezë. Pala izraelite njofton 32 ushtarë dhe tre civilë të vrarë.

Hamasi vë kushte

Udhëheqësi i Hamasit Kaled Mashaal e kushtëzoi sërish miratimin e armëpushimit nga organizata e tij me përfundimin e bllokadës izraelite në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë ai kërkoi "një armëpushim humanitar, siç e patëm të enjten e shkuar", tha Mashaal para gazetarëve në Katar. Nevojiten disa orë, për të strehuar të plagosurit dhe për të furnizuar popullatën.

Ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry, ndërkohë në mision ndërmjetësimi në Lindjen e Mesme raportoi për disa përparime" në përpjekjet e tij diplomatike. Megjithatë rezultatet konkrete Kerry nuk mundi të njoftojë, po ashtu si edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

"Situatë e padurueshme"

Për arsye sigurie shumë linja ajrore nuk do të fluturojnë në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv. Anullimet e fluturimeve të linjave gjermane do të jenë së paku deri të enjten. Administrata e aviacionit amerikan FAA e zgjati edhe për 24 orë të tjera ndalimin e fluturimit.

Në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv: Njerëzit presin



Mediat izraelite paralajmërojnë nga pasojat ekonomike, por edhe psikologjike prej paralizimit të trafikut ajror. "Në qoftë se pezullimi i fluturimeve do të vazhdojë gjatë, atëherë kjo krijon një situatë e patolerueshme për qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu", shkruan gazeta "Haaretz". Edhe presidenti Shimon Peres kritikoi masën. "Përgjigja e duhur nuk është të anullohen fluturimet, por të ndalen raketat (e Hamasit). Ndërkohë Izraeli hapi aeroportin ushtarak Ovda në shkretëtirën Negev në veri të Eilatit si mundësi rezervë për fluturimet ndërkombëtare.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IZRAELI GODET LINJAT E FURNIZIMIT TË GAZËS (07.24.2014)
RRIPI I GAZËS - DHJETËRA TË VRARË DHE TË PLAGOSUR NË NJË SHKOLLË (07.24.2014)
ZHDUKET NGA RADARI AEROPLANI I 'AIR ALGERIE' (07.24.2014)
IRAK - FORCOHET EKSTREMIZMI ISLAMIK (07.24.2014)
KIRBY: SHBA RESPEKTON MIQËSINË SERBI-RUSI (07.23.2014)
SHBA-RUSI NË HAPËSIRË, NGA GARA NË BASHKËPUNIM (07.23.2014)
KOMPANI EVROPIANE DHE AMERIKANE NDALIN FLUTURIMET PËR NË TEL AVIV (07.23.2014)
SHBA I PEZULLON FLUTURIMET PËR NË IZRAELNjë raketë ka rënë një milje pranë aeroportit të Tel Avivit (07.22.2014)
PËR HAMASIN PENGJET JANË ARMË NË KOHË LUFTE (07.22.2014)
UKRAINË - SEPARATISTËT DORËZOJNË KUTITË E ZEZA TË AVIONIT MALAJZIAN (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]