VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË DIFEKT KOMPJUTERIK VONON VIZAT DHE PASAPORTAT AMERIKANE

E Premte, 07.25.2014, 08:46am (GMT1)



Departamenti amerikan i Shtetit thotë se një difekt kompjuterik do të vonojë pasaportat dhe vizat që jepen nga ambasadat amerikane në mbarë botën.

Zyrtarët në Uashington thonë se difekti që u zbulua të shtunën, mund t'i lerë në pritje miliona njerëz që duan të marrin dokumente udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit, Marie Harf, tha se problemi ka prekur të gjitha vendet e botës dhe jo ndonjë vend të veçantë, dokumente apo kategori specifike vizash.

Ajo tha se problemi i krijuar do të pezullojë dhënien e pasaportave amerikane, vizave dhe raporteve për amerikanët e lindur jashtë vendit.

Departmenti Shtetit po punon për ta korrigjuar këtë problem, por nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar se kur mund të zgjidhet problemi. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.