VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA AKUZOJNË RUSINË PËR SULME NDAJ UKRAINËS

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA AKUZOJNË RUSINË PËR SULME NDAJ UKRAINËS

E Premte, 07.25.2014, 08:50am (GMT+1)



Shtetet e Bashkuara po e akuzojnë përsëri Russinë  se po përzihet në punët e Ukrainës lindore, këtë herë duke hedhur raketa ndaj forcave ukrainase nga ana ruse e kufirit.

...Në Ukrainën lindore, tanket zenë pozicion, ndërsa forcat ukrainase  përgatiten për një tjetër konfrontim me separatistët që kanë mbështetjen e Rusisë.

Tani zyrtarët në Uashington thonë se kanë prova të tjera, se këta separatistë janë duke marrë ndihma të tjera nga Moska.

Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit Marie Harf:

"Kemi të dhëna të reja se rusët synojnë t'u dërgojnë raketahedhëse më të rënda dhe më të fuqishme forcave separatiste në Ukrainë. Kemi gjithashtu të dhëna se Rusia është duke qëlluar me artileri, duke sulmuar pozicionet ushtarake ukrainase."

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi se ka informacione zbulimi, sipas të cilave ushtria ruse ka qëlluar me raketë për disa ditë me radhë në Ukrainë. Ai tha se ka një "shkallëzim të qarë" të luftimeve.

 Këto thënie nuk janë diçka e re. Javën e kaluar, zyrtarët e NATO-s zbuluan video amatore të publikuara në Internet - në video shfaqen ato që thuhet se janë raketahedhëse masive ruse, duke qëlluar nga Rusia në Ukrainë.

Edhe zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Rusinë se qëllon jo vetëm me artileri, por edhe me raketa tokë-ajër në Ukrainë, duke rrëzuar disa avionë luftarakë ukrainas.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov i hodhi poshtë të mërkurën këto thënie.

Ai tha se Rusia ka regjistruar nëntë raste kur forcat ukrainase kanë qëlluar me predha në territorin rus në qershor dhe korrik dhe ai fajëson Kievin për të paktën një të vrarë.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s thonë se megjithë mohimet, Rusia tani ka dërguar rreth 12 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, vetëm rreth 10-15 kilometra larg territorit ukrainas.

Një zyrtar ushtarak i NATO-s thotë se veprimet e kohëve të fundit të Moskës  mund të kenë lidhje me humbjet e elementëve në Ukrainë që kanë mbështetjen e Rusisë, si dhe me një "dëshirë" ruse për ta zgjatur konfliktin." za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË DIFEKT KOMPJUTERIK VONON VIZAT DHE PASAPORTAT AMERIKANE (07.25.2014)
DHUNA NË GAZA E IZOLON IZRAELIN (07.24.2014)
IZRAELI GODET LINJAT E FURNIZIMIT TË GAZËS (07.24.2014)
RRIPI I GAZËS - DHJETËRA TË VRARË DHE TË PLAGOSUR NË NJË SHKOLLË (07.24.2014)
ZHDUKET NGA RADARI AEROPLANI I 'AIR ALGERIE' (07.24.2014)
IRAK - FORCOHET EKSTREMIZMI ISLAMIK (07.24.2014)
KIRBY: SHBA RESPEKTON MIQËSINË SERBI-RUSI (07.23.2014)
SHBA-RUSI NË HAPËSIRË, NGA GARA NË BASHKËPUNIM (07.23.2014)
KOMPANI EVROPIANE DHE AMERIKANE NDALIN FLUTURIMET PËR NË TEL AVIV (07.23.2014)
SHBA I PEZULLON FLUTURIMET PËR NË IZRAELNjë raketë ka rënë një milje pranë aeroportit të Tel Avivit (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]