VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTA TË DHUNSHME NË BREGUN PERËNDIMOR KUNDËR OFENSIVËS NË GAZA

E Premte, 07.25.2014, 09:50am (GMT1)


Të paktën dy palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor ndërsa rreth 200 u plagosën gjatë protestave kundër fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, njoftojnë autoritetet.

Të paktën 10000 protestues marshuan nga Ramallah drejt Jeruzalemin Lindor, ku ata u ndeshën me forcat izraelite.

Ndërkohë, numri i viktimave në luftimet e Gazës vazhdon të rritet, që prej nisjes së ofensivës më 8 korrik numërohen 800 palestinezë të vrarë dhe 33 izraelitë.

Ushtria izraelite thotë se protestuesit hodhën gurë në Bregun Perëndimor ndërsa bllokuan një rrugë si pasojë e gomave të djegura.

Izraeli nisi ofensivën ushtarake kundër Gazës më 8 korrik, me objektivin për të ndalur raketat e Hamasit mbi Izraelin.

Të paktën 13 persona u vranë të enjten dhe 200 u plagosën nga një sulm i ushtrisë izraelite në një shkollë në Gaza, e cila administrohej nga OKB dhe shërbente si strehë për palestinezët.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të enjten se i vinte keq për vdekjen e çdo civili palestinez, ndërsa tha se përgjegjësi kryesor për këtë është Hamasi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.