VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NETANYAHU - IZRAELI DO T'I VAZHDOJË OPERACIONET NË RRIPIN E GAZËS

E Djelë, 07.27.2014, 04:39pm (GMT1)


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës do të vazhdojnë. Ai, poashtu, e ka akuzuar Hamasin për  shkelje të armëpushimit.

Këto komente të tij u bënë sot në rrjetin televizin amerikan CNN, pasi militantët islamikë të Hamasit u pajtuan për armëpushimin humanitar 24 orësh në konfliktin me Izraelin në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha sot se "në përgjigje të ndërhyrjes së Kombeve të Bashkuara dhe duke pasur parasysh situatën e njerëzve tanë para Bajramit, është arritur pajtueshmëri në mesin e grupeve rezistuese për ta mbështetur qetësinë humanitare 24 orëshe, që fillon të dielën në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.