USHTRIA E IZRAELIT MOBILIZON EDHE 16 MIJË REZERVISTË
E Enjte, 07.31.2014, 09:25am (GMT+1)
Ushtria e Izraelit ka mobilizuar edhe 16 mijë rezervistë shtesë për të rritur gadishmërinë e saj në luftimet në Rripin e Gazës.
Izraeli e ka quar numrin total të rezervistëve në 86.000, që kur ka nis fushatën e luftimeve në Gaza më 8 korrik, për të ndaluar sulmet me raketa të militantëve palestinezë në Izrael.
Më shumë se 1,300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve.
Të paktën 100 palestinezë u vranë në Gaza më 30 korrik, duke përfshirë 16 persona në një shkollë .
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se sulmi ishte "skandaloze" dhe i "pajustifikueshëm".
Sulmi u kritikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe pse nuk është permenduar emri Israel.
www.voal-online.ch
|