VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

USHTRIA E IZRAELIT MOBILIZON EDHE 16 MIJË REZERVISTË

E Enjte, 07.31.2014, 09:25am (GMT1)



Ushtria e Izraelit ka mobilizuar edhe 16 mijë rezervistë shtesë për të rritur gadishmërinë e saj në luftimet në Rripin e Gazës.

Izraeli e ka quar numrin total të rezervistëve në 86.000, që kur ka nis fushatën e luftimeve në Gaza më 8 korrik, për të ndaluar sulmet me raketa të militantëve palestinezë në Izrael.

Më shumë se 1,300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve.

Të paktën 100 palestinezë u vranë në Gaza më 30 korrik, duke përfshirë 16 persona në një shkollë .

Sekretari i Përgjithshëm  i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se sulmi ishte "skandaloze" dhe i "pajustifikueshëm".

Sulmi u kritikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe pse nuk është permenduar emri Israel.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.