VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - CIA PRANON SE DEPËRTOI NË KOMPJUTERËT E SENATIT

E Premte, 08.01.2014, 02:33pm (GMT1)


Një hetim i brendshëm i agjencisë CIA ka gjetur se oficerët e saj në mënyrë jopërkatëse kanë depërtuar në rrjetin e kompjuterëve që shfrytëzohet nga Komiteti i Inteligjencës i Senatit të Shteteve të Bashkuara, për ta përgatitur raportin për programin e agjencisë së inteligjencës për burgosje dhe hetime.

Agjencia CIA tha mbrëmë vonë se drejtori i saj, John O. Brenan, ka kërkuar falje tek anëtarët e lartë të komitetit dhe se ka paralajmëruar krijimin e bordit të brendshëm për shqyrtimin e këtij rasti.

Ky skandal është përqendruar rreth arkivit të kompjuterëve të krijuar nga CIA, në mënyrë që në dokumentet sekrete të kenë qasje zyrtarët e Senatit, gjatë shqyrtimit të taktikave të marrjes në pyetje dhe burgjet e fshehta për terroristët e dyshuar, pas sulmeve më 11 shtator 2001.

Në muajin mars, kryesuesja e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, Dianne Feinstein, e ka akuzuar agjencinë CIA për depërtim në rrjetin e komitetit gjatë hetimeve, në një periudhë të raporteve se spiunët kishin bërë përpjekje për tërheqjen e dokumenteve inkriminuese nga arkivi.

Në atë kohë, zotit Brenan i kishte hedhur poshtë akuzat.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.