IZRAEL - KA SHQETËSIME SE NJË USHTAR ËSHTË ZËNË NË GAZA
E Premte, 08.01.2014, 02:47pm (GMT+1)
Palestinezët që ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës kthehen për ta shikuar gjendjen e tyre pas sulmeve izraelite
Ushtria e Izraelit thotë se është e "shqetësuar" se një pjesëtar i saj është zënë nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës, dhe ka thënë se armëpushimi i arritur ka "përfunduar".
Zyrtarët palestinezë thanë se së paku 35 palestinezë janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur nga predhat izraelite, megjithë armëpushimin.
Izraeli thotë se ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës e ka filluar për t'i ndalur militantët palestinezë nga hedhja e raketave brenda Izraelit.
Ofensiva izraelite ka filluar më 8 korrik.
www.voal-online.ch
|