VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA DO TË PRESË 50 UDHËHEQËS AFRIKANË

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 06:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA DO TË PRESË 50 UDHËHEQËS AFRIKANË

E Shtunë, 08.02.2014, 08:37am (GMT+1)



Presidenti Barack Obama pret të hënën në Uashington rreth 50 udhëheqës afrikanë, në një takim që ai e ka cilësuar "të paprecedent".

Presidenti Obama i tha të premten gazetarëve se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të angazhuara me Afrikën dhe se takimi është një rast për të trajtuar çështje ekonomike dhe të sigurisë së kontinentit.

Shpërthimi i virusit të Ebolës në Afrikën Perëndimore, mund të jetë një nga çështjet që do të diskutohen në takim. Zoti Obama tha se udhëheqësit afrikanë nga vendet që janë prekur dhe rrezikohen më tepër nga virusi do t'i nënshtrohen analizave për sëmundjen para se të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit e Sierra Leones dhe Liberisë e anuluan udhëtimin për në Washington, për t'u marrë me rastet e Ebolës në vendet e tyre.

Zyrtarët amerikanë thonë se të gjitha vendet e ftuara për të dërguar delegacion në takimin tre-ditor do të vijnë; shumica e tyre do të kryesohen nga  presidentët, ndërsa disa të tjerë nga nënpresidentë, ose zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Zyrtarët thonë se vetëm katër udhëheqës afrikanë u përjashtuan nga bisedimet: presidentët e Zimbabves, Sudanit, Eritresë, dhe Republikës së Afrikës Qendrore.

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk janë në plan të mbahen takime dy-palëshe mes presidentit Obama dhe homologëve të tij afrikanë. Megjithatë, zyrtarët thanë se presidenti do të organizojë një darkë-gala për të gjithë udhëheqësit afrikanë të martën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA - CIA KA TORTURUAR DISA NJERËZ (08.02.2014)
IZRAEL - KA SHQETËSIME SE NJË USHTAR ËSHTË ZËNË NË GAZA (08.01.2014)
SHBA - CIA PRANON SE DEPËRTOI NË KOMPJUTERËT E SENATIT (08.01.2014)
USHTRIA E IZRAELIT MOBILIZON EDHE 16 MIJË REZERVISTË (07.31.2014)
SHBA, OKB DËNOJNË SULMIN NDAJ SHKOLLËS NË GAZË (07.31.2014)
HAMASI KUNDËRSHTON ARMËPUSHIMIN ME IZRAELIN (07.30.2014)
SHBA SHTOJNË SANKSIONET NDAJ RUSISË (07.30.2014)
SULME TË REJA IZRAELITE NË GAZA (07.30.2014)
SEKRETARI KERRY - HAMASI DUHET TË ÇARMATOSET (07.29.2014)
NETANJAHU PARALAJMËRON PËR NJË FUSHATË TË GJATË KUNDËR HAMASIT (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]