VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRSËRI PROTESTA NË FERGUSON

E Hënë, 08.18.2014, 08:48am (GMT1)



Protestues të zemëruar dolën përsëri të dielën në mbrëmje vonë nëpër rrugët e qytetit Ferguson, për të protestuar për vrasjen e një të riu zezak nga një polic i bardhë.

Pamjet televizive paraqisnin policinë të armatosur rëndë, me sa duket duke hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët përpiqeshin të marshonin në drejtim të tyre.  

Policia u përpoq të vinte në zbatim një ndalim qarkullimi për të dytën natë me radhë. Ndalim qarkullimi fillon në mesnatë sipas orës lokale dhe zgjat deri në orën 5 të mëngjezit.

Guvernatori i shtetit të Missouri-t Jay Nixon tha të dielën, se autoritetet do të vendosnin ndalim qarkullimin për një kohë të pacaktuar, për shkak se thuajse çdo natë ka patur konfrontime mes policisë dhe protestuesve. Zoti Nixon ka deklaruar gjendjen e emergjencës në Ferguson.

Më parë të dielën, i përndershmi Al Sharpton, udhëheqës i njohur i të drejtave civile, e cilësoi vrasjen e 18-vjeçarit Michael Brown një "moment përcaktues" për Shtetet e Bashkuara. Sharpton foli në një miting që u mbajt në Ferguson, ku vrasja e të riut Brown më 9 gusht, është pasuar çdo ditë me protesta të dhunshme, nganjëherë të shoqëruara edhe me plaçkitje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.