VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GUVERNATORI DËRGON GARDËN KOMBËTARE NË FERGUSON

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
GUVERNATORI DËRGON GARDËN KOMBËTARE NË FERGUSON

E Hënë, 08.18.2014, 06:02pm (GMT+1)



Guvernatori i shtetit të Mizurit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare të shkojnë në qytetin e Fergusonit, pas një jave protestash që disa herë janë shoqëruar me dhunë, shkaktuar nga vrasja e një adoleshenti afrikano-amerikan të paarmatosur nga një polic i bardhë.

Guvernatori Jay Nixon autorizoi dislokimin sot herët në mëngjes pas një raundi tjetër përleshjesh mes policisë dhe protestuesve që kanë dalë në rrugë pothuajse çdo natë që pas vdekjes së 18 vjeçarit Michael Brown.

Dje vonë, policët me jelekë anti-plumb, maska gazi dhe automjete të blinduara përdorën gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë një turmë njerëzish që po përpiqeshin të marshonin drejt tyre.

Kapiteni i Patrullës së Autostradave të Mizurit, Ron Johnson të cilin guvernatori Nixon e caktoi në krye të masave të sigurisë në Ferguson javën e kaluar, i tha gazetarëve se disa nga protestuesit që po merrnin pjesë në një marshim mesa dukej paqësor, po shkelnin territorin e një post-blloku sigurie.

"Sot, e diela filloi me lutje, mesazhe bashkimi, paqeje dhe drejtësie. Por kur ra errësira, gjendja ndryshoi. U hodhën shishe me benzinë, pati të shtëna, plaçkitje, vandalizëm dhe akte të tjera dhune që duket qartë që nuk ishin spontane, por akte të paramenduara dhune, që synonin dëmtime objektesh, lëndimin e njerëzve dhe provokim. Nuk ishte mosbindje civile, por trazira dhe agresion i planifikuar, në shumë raste i bashkërenduar".

Kapiteni Johnson tha se zjarr ishte hapur zjarr edhe ndaj policisë, por asnjë polic nuk ishte plagosur.

Por protestuesit që merrnin pjesë në marshim, i mohuan të indinjuar njoftimet për akte dhune para se policia të përdorte gaz lotsjellës.

"Ne po ecnim dhe ishim gati të uleshim në gjunjë në qendrën e kontrollit, që të mos hapej zjarr. Dhe ata filluan të qëllojnë".

Dhuna vazhdoi për disa orë para se ndalim-qarkullimi të hynte në fuqi për të dytën natë me radhë. Guvernatori Nixon ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Ferguson dhe ka vendosur ndalim-qarkullimin nga mesnata në orën 5 të mëngjesit.

Të dielën në mbrëmje New York Times njoftoi se rezultatet paraprake të një autopsie private, tregonin se Brown ishte qëlluar të paktën 6 herë, përfshirë dy plumba në kokë.

Familja e adoleshentit e kishte kërkuar autoposinë private.

Dje, Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder tha se një mjek ligjor  federal do të kryente një autopsi tjetër ashtu siç ka kërkuar familja Brown dhe për shkak të natyrës jashtëzakonisht delikate të këtij rasti. Edhe autoritetet lokale kanë kryer një autopsi dhe rezultatet e saj nuk janë bërë ende publike.

Të premten, policia bëri publike informacionin se Michael Brown ishte përfshirë në një vjedhje në një dyqan, pak para se të vritej.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRSËRI PROTESTA NË FERGUSON (08.18.2014)
SHBA - URDHËROHET AUTOPSIA E ADOLESHENTIT TË VRARË (08.17.2014)
NJË I PLAGOSUR, SHTATË TË ARRESTUAR NË FERGUSON (08.17.2014)
PËRSHKALLËZOHET GJENDJA NË UKRAINËN LINDORE - KIEVI KËRKON NDIHMË USHTARAKE NGA BE DHE NATO (08.17.2014)
SËRISH PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON (08.17.2014)
HAMDAN - IZRAELI TË PRANOJË KËRKESAT OSE TË PËRBALLET ME LUFTË TË GJATË (08.17.2014)
SHBA - PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON (08.17.2014)
PAPA LUMTURON MARTIRËT FETARË TË KORESË (08.16.2014)
PAPA FRANÇESKU - HIQNI DORË NGA MATERIALIZMI (08.16.2014)
EPIDEMIA E EBOLËS MË E PËRHAPUR SE MENDOHEJ (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]