PAPA FRANÇESKU - JEMI NË LUFTËN E TRETË BOTËRORE
E Hënë, 08.18.2014, 07:48pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Papa Françesku është në rrugën e kthimit nga udhëtimi që realizoi në Korenë e Jugut. Nga avioni papnor agjencia ANSA ka shpërndarë deklaratën e Papës: "Jemi në Luftën e Tretë Botërore."
Papa ka denoncuar mizorinë e luftës, ku shpesh viktima janë civilët e paarmatosur, gratë dhe fëmijët. "Tortura është bërë një mjet pothuaj i zakonshëm. Këto janë frutet e luftës, këtu jemi në luftë, është Lufta e Tretë Botërore, por në copëra. Atje ku ka një agresion të padrejtë mund të them vetëm se është e drejtë të ndalet, e nëvizoj foljen të ndalet, pa bombarduar dhe pa bërë luftë."
Lidhur me ftesën nga kardinal Filoni për të vizituar Irakun dhe Kurdistanin, Papa ka thënë: "Jam i gatshëm të shkoj në Kurdistan, ka mundësi."
www.voal-online.ch
|