VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKATËRROHEN NË MESDHE ARMËT KIMIKE SIRIANE - PRESIDENTI OBAMA E KONSIDERON NJË SUKSES

E Martë, 08.19.2014, 08:46am (GMT1)



Shkatërrohen armët kimike siriane Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të hënën shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike siriane disa javë përpara përfundimit të afatit në anijen amerikane "Cape Ray" në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut.

Duke e cilësuar si një "arritje të madhe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha: Kemi realizuar qëllimin e përbashkët për të siguruar që regjimi i Assad-it nuk mund të përdor arsenalin e tij kimik mbi popullin sirian. Ky ishte një mesazh i fortë se përdorimi i këtyre armëve të neveritshme ka pasoja dhe nuk do të tolerohet znga bashkësia ndërkombëtare.
Rreth një vit më parë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kërcënuan me ndërhyrje në luftën civile të Sirisë, pas dëshmive se
forcat e Assad-it kanë përdorur armët kimike kundër zonave të kontrolluara nga rebelët.

Më shumë se 300 persona humbën jetën, pas një sulmi të ndodhur më 21 gusht të vitit të kaluar. Për t'iu shmangur një ndërhyrje të mundshme ushtarake lideri sirian pranoi propozimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, John Kerry, për të lejuar një ekip
ndërkombëtar për të hequr të hequr dhe shkatërruar të gjitha armët kimike, gjithashtu, Assadi pranoi të mos prodhojë më armë të tilla.
Në fund të fjalës së tij, Presidenti Obama i bëri thirrje regjimit të Presidentit Bashar al-Assad ti jap fund mizorive ndaj civilëve të pafajshëm.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.