ARGJENTINË - TRE TË AFËRM TË PAPËS KANË HUMBUR JETËN
E Mërkurë, 08.20.2014, 06:25am (GMT+1)
Mediat lokale në Argjentinë kanë raportuar se tre persona të afërt me Papën Françesk kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku, pasi vetura e tyre ishte ndeshur me një kamion në provincën Kordoba.
Nipi i Papës, Emanuel Bergoglio, që ishte duke i grahë makinës, ka lëndime serioze.
Por gruaja e zotit Bergoglio dhe dy fëmijë të mitur të tyre, kanë vdekur.
www.voal-online.ch
|