KONFIRMOHET AUTENCITETI I VIDEOS SË SHTETIT ISLAMIK
E Mërkurë, 08.20.2014, 04:59pm (GMT+1)
Inteligjenca amerikane e vlerëson si autentike videon e Shtetit Islamik në të cilën shihet vrasja e gazetarit amerikan, James Foley.
Zëdhënësja e Këshillit amerikan të Mbrojtjes Kombëtare, Caitlin Hayden, përmes një komunikate ka thënë "ne kemi arritur në vlerësimin se video është autentike".
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë, ka thënë se Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet të publikojë një deklaratë në orën 18:45 sipas orës tonë.
Foley, 40 vjeçar, ka qenë gazetar i lirë me agjencinë franceze të lajmeve, AFP dhe kompaninë amerikane, GlobalPost.
Ai ishte kidnapuar në Siri në nëntor të vitit 2012.
Militantët e Shtetit Islamik janë kërcënuar se do të vrasin edhe një tjetër amerikan, gazetarin, Steven Sotloff, i cili ishte kidnapuar në gusht të vitit 2013.
www.voal-online.ch
|