VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HAGEL - ISIS GRUP BARBAR, I RREZIKSHËM PËR SHBA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
HAGEL - ISIS GRUP BARBAR, I RREZIKSHËM PËR SHBA

E Premte, 08.22.2014, 09:08am (GMT+1)



Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel paralajmëroi se grupi Shteti Islamik është më tepër se sa një grup terrorist tipik dhe se ai përbën një rrezik të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara.

Një një konferencë me gazetarë në Pentagon, Sekretari Hagel tha se sulmet ajrore amerikane kanë ndihmuar në paralizimin e vrullit që kishin marrë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe i kanë ndihmuar forcat irakiane dhe ato kurde të rimarrin pozicionin e tyre.

Megjithatë, ai pret që kryengritësit do të rigrupohen dhe do të fillojnë një ofensivë të re:

"Ata nuk janë thjesht një grup terrorist. Ata kanë përqafuar një ideologji të tyren dhe kanë një nivel të lartë dhe të sofistikuar strategjik dhe të taktikave ushtarake. Ata janë të financuar jashtëzakonisht mirë dhe janë shumë të ndryshëm nga grupet e mëparshme terroriste që kemi parë." - tha Sekretari Hagel.

Zoti Hagel e përshkroi Shtetin Islamik si një grup barbar, duke thënë se ata paraqesin një kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera:

"Ata nuk kanë asnjë standart mirësjelljeje, të një sjelljeje të përgjegjshme njerëzore dhe mendoj se faktet flasin mjaft qartë për këtë. Pra, ata përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për çdo interes tonin, qoftë ai Iraku, apo diçka tjetër."

Gjenerali Martin Dempsey, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Shtatmadhorisë tha se Shteti Islamik mund të përbëjë kërcënim për vendet perëndimore, përmes ushtarëve amerikanë dhe atyre evropianë që kanë luftuar për grupin militant në Siri dhe në Irak dhe që kthehen në shtëpitë e tyre:

"ISIS do të jetë mundur përfundimisht vetëm kur të jetë mohuar nga 20 millionë  besimtarë Suni pa të drejta, të cilët banojnë mes Damaskut dhe Bagdadit."

Këto komente zyrtarët amerikanë i bënë vetëm disa ditë pasi militantët e Shtetit Islamik publikuan videon që paraqiste vrasjen e gazetarit amerikan James Foley. Foley punonte për "GlobalPost ", kur atë e kapën në Siri në vitin 2012.

Media ku ai punonte tha se rrëmbyesit kishin kërkuar $132 millionë dollarë në këmbim të lirimit të tij.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf  tha se ka qenë politika amerikane prej një kohe të gjatë, që të mos pagohet shpërblim në rastet kur kapen shtetas amerikanë në zona luftimesh:

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se pagimi i shpërblimit i jep terroristëve një vegël në formën e financave, që i ndihmon ata të propagandojnë veprimet e tyre. Pra, ne kemi besim të  madh që kjo ndërhyrje nuk duhet bërë." - tha zëdhënësja.

Komandot amerikane në fakt, u përpoqën ta shpëtonin Foley-n dhe amerikanë të tjerë të marrë peng në Siri. Por, misioni dështoi, sepse pengjet nuk ndodheshin në vendin ku mendoheshin të ishin.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GlobalPost - PËR FOLEYN ISHIN KËRKUAR 100 MILIONË EURO (08.22.2014)
BANK OF AMERICA - GJOBË REKORD 17 MILIARDË DOLLARË (08.22.2014)
ERDOGAN - DAVUTOGLU, KRYEMINISTRI I RI I TURQISË (08.21.2014)
IZRAELI VRET TRE KOMANDANTË TË HAMASIT (08.21.2014)
AFGANISTANI DËBON GAZETARIN E NEW YORK TIMES MATTHEW ROSENBERG (08.21.2014)
IZRAELI VRET GRUAN DHE FËMIJËN E UDHËHEQËSIT TË HAMASIT (08.20.2014)
KONFIRMOHET AUTENCITETI I VIDEOS SË SHTETIT ISLAMIK (08.20.2014)
SHBA - SHQETËSIM PËR BLLOKIMIN E GAZETARIT NË AFGANISTAN (08.20.2014)
SHTETI ISLAMIK PRETENDON SE KA VRARË NJË GAZETAR AMERIKAN (08.20.2014)
ARGJENTINË - TRE TË AFËRM TË PAPËS KANË HUMBUR JETËN (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]