VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA TELEFONON PRINDËRIT E GAZETARIT TË VRARË

E Premte, 08.22.2014, 01:42pm (GMT1)


Papa Françesku, ka telefonuar prindërit e James Foley, gazetarit amerikan të vrarë nga militantët e Shtetit Islamik, për t'i ngushëlluar.

Zëdhënësi i Vatikanit, ka thënë se Papa dje ka folur nga Roma me telefon me Diane dhe John Foley në SHBA, me ndihmën e një miku të familjes Foley që flet spanjollisht.

Një video e publikuar më 19 gusht nga Shteti Islamik shihet se si një pjesëtar i maskuar i kësaj të fundit e ekzekuton Foley si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore amerikane në veri të Irakut.

Papa Françesku raportohet se ka folur kundër dhunës në Irak derisa luftetarët e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.