VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNICEF - 469 FËMIJË TË VRARË NË GAZA

E Premte, 08.22.2014, 06:26pm (GMT1)



Në konfliktin në Rripin e Gazës deri më tash kanë vdekur 469 fëmijë, ndërsa janë plagosur rreth 3,000, ka njoftuar sot Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara UNICEF.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Gaza, Pernille Ironside, ka thënë se gjatë dy ditëve të kaluara, në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, janë vrarë së paku nëntë të mitur, duke e çuar në 469 numrin e viktimave fëmijë qysh në fillim të korrikut.

Ajo ka theksuar se 373,000 fëmijë palestinezë kanë nevojë të pashmangshme për ndihmën e parë psikologjike.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.