VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONFLIKTI - VRITET NJË FËMIJË IZRAELIT

E Shtunë, 08.23.2014, 07:21am (GMT1)



Nga zjarri i mortajave të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës u vra një fëmijë izraelit.

Zyrtarët izraelitë thonë se djali katër-vjeçar gjeti vdekjen nga një mortajë që ra pranë një kopshti në Izraelin jugor. Ata thanë se ai është fëmija i parë izraelit që vdes nga dhuna e cila filloi më 8 korrik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Hamasi do të "paguajë një çmim të lartë" për sulmin. Ambasadori amerikan në Izrael Dan Shapiro dënoi ashpër atë që ai e quajti "sulm i egër terrorist".

Disa orë para incidentit, Hamasi mori përgjegjësinë për rrëmbimin dhe vrasjen e tre të rinjve izraelitë në muajin qershor - incident që çoi në luftën e tanishme në Gazë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.