VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - PROTESTË PËR SHKAK TË INCIDENTIT TË AEROPLANIT KINEZ

E Shtunë, 08.23.2014, 09:58am (GMT1)



Shtetet e Bashkuara thonë se një aeroplan luftarak kinez ka fluturuar pak metra afër një aeroplani amerikan në hapësirën ndërkombëtare ajrore gjatë kësaj jave.

Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë një protestë formale Pekinit lidhur me këtë incident, i cili ka ndodhur me 19 gusht, afro 200 kilometra në lindje  të ishullit Hainan, ku gjendet baza e ndjeshme kineze e nëndetëseve.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se aeroplani luftarak kinez i kishte bërë disa lëvizje afër aeroplanit luftarak amerikan P-8 Poseidon, duke fluturuar mbi dhe nën të.

Në një moment, aeroplani kinez ishte afruar në 9 metra.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.