GAZË - VRITEN 5 ANËTARË TË NJË FAMILJEJE
E Shtunë, 08.23.2014, 04:11pm (GMT+1)
Zyrtarët palestinezë thonë se një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në Gazën qendrore, duke vrarë pesë anëtarë të një familjeje.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, mjekët në spitalin Al-Aksa thanë se pesë të vrarët sot ishin një baba 28-vjeçar, gruaja e tij 26-vjeçare, dy djemtë e tyre të vegjël dhe tezja 45-vjeçare e burrit.
Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 2,090 palestinezë, duke përfshirë rreth 500 fëmijë, janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës më 8 korrik. Izraeli ka humbur 64 ushtarë dhe katër civilë, duke përfshirë një djalë 4-vjeçar të vrarë dje nga një predhë mortaje.
Po dje, militantë të Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan 18 palestinezë të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin.
www.voal-online.ch
|