VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA - TË RISHIKOHET ARMATOSJA E POLICISË

E Djelë, 08.24.2014, 10:26am (GMT1)


Presidenti Barack Obama në përgjigje të disa ditëve me dhunë racore  në Ferguson, të shtetit Missouri ka urdhëruar të rishikohen praktikat e qeverisë për pajisjen me armatime të policisë shtetërore dhe asaj lokale.  

Zyrtarë të lartë të administratës thanë të shtunën, se Shtëpia e Bardhë do të rishikojë, në se qeveria duhet të vazhdojë t'u japë pajisje të tilla dhe se si disa nga pajisjet, si armët automatike dhe automjetet e blinduara dislokohen nga agjencitë lokale.

Fotografitë dhe videot ku paraqiteshin policët me automjete të blinduara dhe me pajisje ushtarake, në përgjigje të protestuesve në Ferguson, i kanë alarmuar shumë shtetas amerikanë dhe disa nga ligjvënësit.

Zyrtarët thonë se Presidenti kërkon të dijë në se grantet federale që lejojnë transferimin e këtyre armatimeve të rënda janë të përshtatshme dhe në se policia lokale është e stërvitur siç duhet për përdorimin e tyre.

Zyrtarët thanë gjithashtu, se rishikimi i këryre armatimeve të policisë do të realizohet në koordinim të ngushtë me Kongresin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.