VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TËRMETI TRONDIT KALIFORNINË VERIORE

E Djelë, 08.24.2014, 05:16pm (GMT1)


Një tërmet me magnitudë 6.0 tronditi sot në mëngjes Kaliforninë veriore. Ky është tërmeti më i madh në zonën e Gjirit të San Franciscos në 25 vjetët e fundit.

Epiqendra ishte 80 kilometra në jugperëndim të Sacramentos. Nuk ka pasur njoftime për viktima apo dëme të rënda, por disa ndërtesa janë shembur pjesërisht. Lëkundjet u ndjenë në orën 3 e 20 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Departamenti i Zjarrfikëseve në distriktin Napa njoftoi se u përmbyt nga telefonatat e njerëzve që kërkonin ndihmë për lëndime të ndryshme ose zjarre të vegjël.

Patrulla e Autostradave tha se është duke kontrolluar rrugët dhe urat për dëme të mundshme. Ajo tha se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.