VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IRANI - AEROPLANI I RRËZUAR U NIS NGA NJË VEND ISH SOVJETIK

E Enjte, 08.28.2014, 02:25pm (GMT1)


Një zyrtar ushtarak ka thënë se aeroplani pa ekuipazh që dyshohet se i takonte Izraelit, i rrëzuar afër bazës bërthamore të Natanzit, është lansuar nga një ish republikë sovjetike.

Gjeneral brigade, Masud Xhezayeri, zëvendës shefi i stafit të forcave të armatosura iraniane, nuk e ka specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Në Baku, ndërkohë zyrtarët e kanë hedhur poshtë spekulimin se aeroplani pa ekuipazh është nisur nga territory i Azerbajxhanit.

Ali Hasanov, zyrtar në administratën presidenciale azere, e ka përshkruar raportin si "provokim nga qarqet e jashtme".

Lidhjet e Azerbajxhanit me Izraelin kanë shkaktuar tensione në marrëdhëniet e saj me Iranin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.