E Premte, 03.29.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SEKRETARI KERRY - THIRRJE PËR KOALICION GLOBAL KUNDËR SHTETI ISLAMIK

E Shtunë, 08.30.2014, 06:50pm (GMT+1)

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje për një koalicion të gjerë global për të luftuar militantët e grupit që e quan veten Shteti Islamik.

Në një artikull të botuar sot në gazetën New York Times, zoti Kerry thotë se ky grup terrorist është një kërcënim në rritje, jo vetëm në Irak dhe Siri, por kudo ku ata mund të arrijnë të udhëtojnë pa u diktuar - duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë shfaqur egërsi dhe mizori të neveritshme, por mund të mposhten me një përgjigje të përbashkët të një   "koalicioni sa më të gjerë vendesh", të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Barack Obama ka thënë se aktualisht ai nuk ka një strategji për të luftuar grupin Shteti Islamik, por zoti Kerry shkruan në artikull se Uashingtoni do të paraqesë një plan veprimi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në shtator, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme.

Zoti Kerry shkruan se "ekstremistët mposhten vetëm kur vendet e përgjegjshëm dhe popujt e tyre bashkohen për t'iu kundërvenë atyre".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINA KËRKON ANËTARËSIM NË NATO (08.30.2014)
YATSENUK - UKRAINA TË KËRKOJË ANËTARËSIMIN NË NATO (08.29.2014)
OKB - TRE MILIONË NJERËZ JANË DETYRUAR TË LARGOHEN NGA SIRIA6,5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë (08.29.2014)
IRANI - AEROPLANI I RRËZUAR U NIS NGA NJË VEND ISH SOVJETIK (08.28.2014)
DASH - RUSIA MUND TË JETË DUKE PËRGATITUR NJË KUNDËROFENSIVË NË UKRAINË (08.28.2014)
ERDOGANI IA DORËZON POSTIN E KRYEMINISTRIT DAVUTOGLUSË (08.27.2014)
SHBA, 7 VENDE TË IRAKUT DO TË ARMATOSIN KURDËT E IRAKUT (08.27.2014)
OKB - SHTETI ISLAMIK KA BËRË KRIME TË RËNDA (08.26.2014)
TANKE DHE AUTOMJETE TË BLINDUARA RUSE HYJNË NË UKRAINËN JUGLINDORE (08.25.2014)
IRANI THOTË SE E KA RRËZUAR NJË AEROPLAN IZRAELIT PA EKUIPAZH (08.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]